Shqiptari në Greqi dhunon gruan, 40-vjeçarja del në rrugë me plagë në trup, fqinjët lajmërojnë policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 16:49
Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Kalkidë në Greqi.
Mediat greke, bëjnë me dije se një 49-vjeçar shqiptar ka dhunuar gruan e tij në moshën 40-vjeçare pas një debati të ashpër.
Mësohet se pas dhunës së tepërt të ushtruar nga burri, gruaja ka humbur ndjenjat, ndërkohë pasi është përmendur ka dalë në rrugë, ku në trupin e saj kishte shumë plagë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që e ka dërguar gruan më pas në spital.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë.
Ndaj tij është ngritur akuza për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor.
