“Amnistia fiskale, legalizim i miliona eurove të vjedhura nga inceneratorët”, Vasili: Rama dhe qeveria të dalin para drejtësisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për ambnistinë fiskale.

Vasili shprehet se qeveria dhe Rama përmes ligjit të amnistisë fiskale po përpiqen që të legalizojnë qindra milionë euro janë grabitur përmes inceneratorëve.

“Rama,Qeveria dhe kryetarë Bashkie duhet të jenë përpara drejtësisë sepse kanë grabitur qindra milionë euro me inceneratorë dhe jo të bëjnë Aministi për të pastruar paratë”, shkruan Vasili.

Postimi I plotë:

Qindra milionë euro janë grabitur përmes Inceneratorëve nga qeveria dhe rrjeti I saj mafioz.

Halli i këtyre i Ramës tani është që këto para' ti pastrojnë dhe ti ligjerojnë.

Ndaj Rama dhe Qeveria janë mbërthyer me thonj e me dhëmbë pas Aministisë fiskale.

Kundra amnistise fiskale është Europa,FMN, Banka Boterore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, Dhoma Gjermane pra i gjithë fronti, që respekton ligjin dhe bisnesin e ndershëm.

Rama është vendosur hapur në krahun e pastrimit të parave, korrupsionit, trafikantëve e mafiozëve dhe kundra ligjit e atyre qe e respektojnë deri në fund ligjin.

Ky Rama që është fshehur në mënyrë të pështire dhjetra herë pas deklaratave të ndërkombëtarëve, kur vjen puna për të pastruar paratë e korrupsionit ju kundërvihet BE,SHBA dhe bën si i pavarur dhe flet gjoja për sovranitet.

Rama,Qeveria dhe kryetarë Bashkie duhet të jenë përpara drejtësisë sepse kanë grabitur qindra milionë euro me inceneratorë dhe jo të bëjnë Aministi për të pastruar paratë.