Privatizuan hapësirën publike,nën hetim 3 persona në Sarandë, sekuestrohen 550 çadra dhe shezlongë
Pronarja dhe administratori i një subjekti në Sarandë janë proceduar penalissht pasi zunë hapësirën publike, në vendin e quajtur "Pema e Thatë", duke rivendosur shezlongë dhe çadra të tjera, pa lejen përkatëse
Po Procedohet penalisht dhe administratori i një subjekti tjetër, të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, në vendin e quajtur "Ishujt".
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht:
-Gj. I., 58 vjeçe (pronare subjekti) dhe K. I., 38 vjeç (administrator subjekti), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”;
-A. I., 55 vjeç (administrator subjekti), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shtetasja Gj. I. dhe shtetasi K. I. kanë zënë sërish hapësirën publike, duke rivendosur pa lejen përkatëse shezlongë dhe çadra të tjera, në vendin e quajtur "Pema e Thatë”.
Shtetasi A. I. kishte zënë hapësirën publike duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë, në vendin e quajtur "Ishujt". Gjithashtu, ky shtetas nuk e kishte regjistruar subjektin e tij, në organet tatimore.
Ndërkohë janë sekuestruar 550 çadra dhe shezlongë.
Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, nga këta shtetas.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
