U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga 22-vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 14:33
Një 22 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. M., banues në fshatin Drithas, Maliq.
“Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të Podgories, duke transportuar me mjetin tip "Benz", në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
