Kukës/ Bie në kontakt me rrymën elektrike duke hapur pusin, vdes 28-vjeçari nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 14:36
Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur në Përbreg të Kukësit.
28 vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.
Po sipas dëshmitarëve, thuhet se i riu pasi ka hipur mbi makineritë ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.
Ai është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtoj duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.
