Kë do zgjidhnit në krye të LSI-së, Kryemadhin apo Metën? Xhixho vihet në siklet, ja si përgjigjet
Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat ka folur dhe për rikthimin e Ilir Metës në krye të LSI-së pas 25 Korrikut duke qenë se i mbaron mandati.
Ajo tha se Meta është themeluesi i LSI-së dhe sipas saj i takon atij të vendos nëse do të jetë apo jo në krye të kësaj partie.
Erisa Xhixho: Konventa Kombëtare e LSI-së është një moment shumë i rëndësishëm i LSI-së. Meta është themeluesi i LSI-së. Vendimarrja është e tij për të qenë në krye ose jo të LSI-së., Për mua dhe shqiptarët është e rëndësishme që opozita të jetë e fortë e organizuar dhe e vërtetë. Sot opozita ka nevojë për të riorganizuar forcat e veta dhe për të çuar përpara interesin qytetar.
E pyetur se kë do të zgjidhte për drejtimin e LSI-së Monika Kryemadhin apo Ilir Metën, Xhixho tha:
Erisa Xhixho: Çfarë pyetje Jam një person që ka punuar qoftë me Kryemadhi shumë fortë që nga themelimi i LSI-së dhe me Metën, kështu që kjo është një pyetje e pavend. Në LSI-së janë të mirëpritur të gjithë.
