Riaktivizohet një vatër zjarri në Gjirin e Lalzit

Një vatër zjarri është riaktivizuar në Gjirin e Lalzit, Njësia Administrative Ishëm. Mësohet se aktualisht po punohet me 1 mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës.

Nuk ka rrezik për banesat, pasi distanca është e konsiderueshme.

Në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm vazhdojnë të jenë aktive vatrat dhe flakët janë të favorizuara nga era.

Deri më tani mësohet se janë djegur rreth  10 ha pyje.