"Arrestuat Hashim Thaçin sepse e futët në lojrat e rrezikshme ballkanike", për kë e ka Berisha?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 13:16
Kreu i PD-së Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit tha se në kohën që Edi Rama merrej me afera të zeza gjatë luftës PD i dilte në ballë.
Berisha hodhi akuza duke thënë se ish-presidentin e Kosovës e futën në spiralen e lojrave të rrezikshme ballkanike, gjë e cila e çoi edhe prapa hekurave.
Sali Berisha: Nëse Edi Rama, Fatos Klosi, Frederik Imeri, merreshin me afera të zeza gjatë asaj lufte, PD dilte në ballë, me kërkesën një komb, një qëndrim dhe bëri gjithçka për pavarësinë e saj, bëtë gjithçka për copëtimin e saj. E arrestuat Hashim Thaçin sepse e futët në spirale të lojrve të rrezikshme ballkanike që kushtoi më shumë se çdo gjë tjetër.
