Berisha: Në vitin 2011 kam denoncuar raportin e Dick Marty, nuk është votuar në Këshillin e Europës
Kreu i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në Foltore tha se në vitin 2011 në sallën e Këshillit të Europës ka denoncuar raportin e Dick Marty.
Berisha tha se nuk është votuar asnjë raport në Këshillin e Europës, por është votuar rezoluta, ku paraqitej kërkesa që hetimi për raportin e e Dick Marty të bëhej në Serbi Koosvë dhe Shqipëri.
Sali Berisha: Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin anti-shqiptar të kësaj psedo-mazhorance, pushteti I së cilës qëndron mbi vjedhjen dhe drogën Ky është një vasalitet absolute Ramës ndaj Ramës, është një shkelmim mbi jetën e 1600 fëmijëve, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Një vasal, pa moral, pa nder, pa asgjë, nuk stepet para gjakut të tyre. Është e turpshme ky akt, është çnjerëzor, është anti-kombëtar. Me asnjë lloj shpërftyrimi që kreu i juaj bën këtu në platformë nuk mund të mbuloj këtë qëndrim antikombëtar, të diktuar nga Millosheviç.
Dick Marty një mashtrues, del këtu dhe përpiqet që të bëhet patriot me këtë rezolutë. Sali Berisha me 24 shtator të vitit 2011 në sallën më prestigjoze të OKB, ka denoncuar raportin e Dick Marty-t, duke thënë se ato që janë në raport janë shpifje. E kam dënuar atëherë, e kam dënuar në Këshillin e Europës, nuk është votuar raport në Këshillin e Europës.
Është votuar rezoluta ku nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime as për shtëpinë e verdhë dhe as për shtëpinë e bardhë. Kishte kërkesën që hetimi të bëhet në Serbi Koosvë dhe Shqipëri. Shqipëria votoi pa diskutim dhe do të votonte 100 herë, sepse nëse nuk do e votonte do pranonte fajësinë.
