Në listë për ti pushuar nga puna, punonjësit e hekurudhës në Durrës protestë para drejtorisë qendrore
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 12:34
Një grup punonjësish të hekurudhës në Durrës kanë dalë në protestë para zyrës së drejtorisë qendrore, pasi emrat e tyre janë vënë në listë për të shkurtuar stafin.
Ata kërkojnë që të mos pushohen nga puna, pasi kanë vjetërsi në punën e tyre dhe ndërkohë, sipas sindikatave të hekurudhës, të rinjtë e punësuar sëfundmi, nuk janë në listën e shkurtimeve.