“Përpjekja e opozitës për të emocionuar socialistët e pakuptimtë” Majko: Të mbrojmë UÇK-në
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të votojnë rezolutën kundër raportit të Dick Marty, për të mbrojtur luftën e UÇK-së.
Majko tha se të majtë dhe të djathë u bashkuan kur Kosova ishte në luftë dhe sipas tij kjo gjë duhet të bëhet edhe tani.
Ai tha se sot marrëdhënia për të cilën duhet të shqetësohemi është ajo që lidh Beogradin me Moskën, pasi .Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendësojnë njëra-tjetrën përballë Beogradit.
Pandeli Majko: Megjithëse në një krizë ekstreme politike kuptuan se do të duhet të dilnim nga dhoma e egozimit të politikës. Përballë masakrës së shqiptarëve të Kosovës, shtrënguam duart me opozitën dhe përgatitëm vendin për luftë. Konflikti shqiptaro-serb nuk ka filluar në vitet ’99. Si vazhdim i kësaj tradite raporti i Dick Marty, akuzoi UÇK për vrasje të personave me qëllim shitjen e organeve. Ky ishte një mashtrim në kufijtë e mallkimit për të thyer luftën për liri të shqiptarëve. Në Shqipëri me kërkesë të instiucioneve të Hagës, u vendos një mision i posaçëm për hetimin e krimeve të luftës. Përpjekjes së opozitës sot për të nxitur gjendje emociaonale se socialistët nuk pranojnë dënimin gjenocidit serb në Kosovë I mungon hetimi. Konflikti shqiptaro-serb nuk mund të shpjegohet pa praninë e Moskës. Politika ruse ka nxitur vazhdimisht konfliktin mes Shqiptarëve dhe serbëve.
Sot marrëdhënia për të cilën duhet të shqetësohemi është ajo që lidh Beogradin me Moskën. Republika e Shqipërisë hapi dyer për rreth 700 mijë shqiptarë dhe u deklaruam se dyert ishin të hapura deri në 1 mijë. Ajo që ndodhi me shqiptarët në luftën e Kosovës do ta kishte zili historia e çdo Kombi pavarësisht saj. Se kam kuptuar pse na bashkon lufta dhe na ndan paqja, pse vlerësojmë të huajt dhe shpallin tradhtinë si cilësi kombëtare. Serbët janë një komb në udhëkryq sepse ka lidhur veten me interesat e lindjes. Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zevëndosojnë njëra-tjetrën përballë Beogradit. Ju ftojë të votojmë rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së
