Rreziku nga motorët e ujit, pushuesit në Shëngjin kërkojnë më shumë kontrolle

Manovrat e rrezikshme në det nga drejtuesit i kthejnë mjetet e ujit në kërcënim për pushuesit. Fenomeni vihet re edhe në plazhin e Shëngjinit, ku turistët kërkojnë më shumë kontrolle. Vetëm përgjatë korrrikut tre persona janë plagosur nga gomonet për shkak të shkeljes së rregullave.

Ky motorr uji i cili po bën manovra të rrezikshme po lëviz në ujërat e bregdetit të Shëngjinit.

Pamje të tilla shihen çdo ditë përgjatë vijës bregdetare nga Rana e Hedhun e deri në Kune.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fatmirësisht mjetet e lundrimit lëvizin kufirit të shënuar me sinjalistikë të posaçme, të cilin nuk duhet ta prekin.

"Akrobacionet e tyre i bëjnë në pjesën larg nga njerëzit," thotë një pushues.

Pushuesit vlerësojnë një përmirësim të situatës në krahasim me vitet e kaluara, por sërish kërkojnë më shumë kontrolle nga policia për mjetet e ujit.

"Besoj fuqishëm se prezenca e policisë jep siguri maksimale si në çfarëdo vend turistik edhe këtu. Prania e tyre mendoj është e domosdoshme," thotë një pushues.

Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me policinë kufitare ka përcaktuar vendqëndrimin për motorrat e ujit në pika të ndryshme, të cilat janë pajisur dhe me sinjalistikën e nevojshme.

Përgjatë korrikut në plazhet e vendit janë shënuar dy aksidente të rënda, ku mjetet ujore kanë përplasur duke u rrezikuar jetën pushuesve në det.