Idrizi i PDIU votë pro rezolutës kundër Dick Marty, Mediu: Familjarët e Hashim Thaçit të pajisjen me pasaporta shqiptare
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së deklaroi votën pro rezolutës kundër trafikut të organeve të Dick Marty.
“Sot pas 9 vitesh të votojmë pro kësaj rezolute. Është akti i duhur për të vënë në vënd dinjitetin, atë që nuk e bëmë 9 vite më parë” tha Idrizi.
Gjithashtu ai bëri thirrje opozitës të votojë duke thënë se është dita për të ulur heshtat ndaj njëri tjetrit.
“Unë e votova kundër në atë kohë dhe koha më dha të drejtë. Jo se isha më patriot se të tjerët por më i pavarur dhe më i lirë. Nuk e di sa do të ndikojë kjo rezolutë për të revizionuar qëndrimin e këshillit të Europës por pa asnjë mëdyshje është akti I duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlamenti. Për të bërë sot atë që nuk bëmë 9 vite më parë, kundërshtrimin e kësaj rezolute. Sot është dita të ulim heshtat kundër njëri tjetrit”
Ndërkohë kreu i PR-së, Fatmir Mediu propozoi të pajisen me pasaporta shqiptarë familjarët e udhëheqjes politike që ndodhet e arrestuar në Hagë.
“Le të bashkohemi ti lehtësojmë familjarëve të Hashim Thaçit dhe drejtuesve të pajisen me pasaporta shqiptare që të kenë mundësi sa herë të duan të vizitojnë familjarët e tyre, e kemi në dorë dhe ta bëjmë”
Gjithashtu Mediu propozon se në Këshillin e Europës “duhet të kërkojmë dhe hetimin për asgjësimin e Dick Marty sepse është koka e të gjithë lëvizjeve që ka bërë Serbia e Rusia në dëm të interesave të Kosovës. Duhet të këmbëngulim të ndalojmë këtë të pavërtetë. Të kërkojmë të gjykohen ata që kanë bërë krime në Kosovë dhe jo drejtuesit e UÇK-së"
