Rama: Hashim Thaçi po mbahet mbyllur pa akuzë, rast unikal në historinë e botës
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se rezolutën kundër raportit të Dick Marty do e çojë deri në Strasburg.
Rama tha se u hodh baltë mbi shqiptarët kur u votua raporti i Dick Marty, duke hedhur akuza ndaj opozitës së tashme.
Kreu i qeverisë foli dhe për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se ky i fundit po mbahet në burg pa akuzë.
Edi Rama: Asnjë nga misionet dhe asnjë nga hetimet e organeve të drejtësisë vendase apo ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt që të vërtetojë asnjë nga akuzat apo pretendimet e ngritura nga zotëria në fjalë. Kjo nismë, të cilën ne do e çojmë deri në Strasburg, nuk ka asnjë synim për të interferuar me procesin e drejtësisë që zhvillohet në Hagë. Ky proces zhvillohet sepse në gusht të vitit 2015, Hashim Thaçi bashkë me gjithë të tjerët në anën e të akuzuarve në Parlament miratuan krijimin e dhomave të specializua mbi ndjekjen penale mbi ato pretendime.
Ato ishin objekt hetimi me kohë e me vakt, por fatkeqësish për Kosovën e UÇK, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, dhe për turpin e këtyre që e votuan këtë raport, balta mbuloi dynjanë ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. Në asnjë prej hetimevee dhe aktakuzave që u ngritën ndaj udhëheqjes së UÇK-së nuk përmend asnjë rast që lidhet me trafikun e organeve njerëzore. Flasim për akuza të raportit që I dha jetë Dhomave të Specializaura. E vërteta është se I është hapur rrugë nga qeveria shqiptare të gjitha llojeve të hetimeve. Zero trafik organesh njerëzore, në një shtëpi që ishte në fund të botës pa rrugë fare, ndërkohë që dihet mirë se çfarë kushtesh duhet të ketë për të kryer këtë veprimtari. Shqipëria po vepron sot sepse sot ka aktakuzën. Është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng pa akuzë, të mbyllet brenda pa akuzë.
