E kryer/ De Ligt te Bayern Munich për 80 mln. Euro
Në fund të ditës fitoi vullneti i lojtarit. Mathijs De Ligt do të jetë mbrojtësi më i ri i Bayern Munich ku do të nënshkruajë një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2027.
Holandezi nguli këmbë për t’u largur nga Juventusi pas 4 viteve si bardhezi dhe klubi torinez vendosi ta shesë për rreth 80 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Një shumë e përafërt me atë që Juventus e bleu De Ligt në vitin 2018 nga Ajax.
“Sky Sport Italia” ka zbuluar se palët kanë rënë dakort gjatë ditës së sotme dhe De Ligt do të udhëtojë menjëherë drejt Bavarisë për testet fizike e më pas do të bashkohet me ekipin gjerman në SHBA. Me shitjen e De Ligt te Bayerni, Serie A humbet një tjetër qëndërmbrojtës të klasit botëror pas transferimit të Koulibaly nga Napoli te Chelsea.
