Florian Marku “ndez” Tiranën në 25 gusht për gjerdanin WBC

Florian Marku kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez në datën 25 gusht në “Arenën Kombëtare”. Boksieri kampion bën me dije emrin e rivalit për super-duelin që do të zhvillohet pas më shumë se një muaji në Tiranë.

Boksieri kuqezi që garon në peshat super të mesme, njofton se në lojë do të jetë gjerdani “WBC Silver Interim”.

Lajmin e rikthimit në Shqipëri Marku e bëri të ditur rreth një muaj më parë ndërsa kjo është hera e parë që ai do të përballet në një ring boksi në vendin tonë.