Dybala është i Romës, dorëzohen Interi dhe Napoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 13:43
Paulo Dybala është një futbollist i Romës dhe do të mbajë numrin 10 të kapitenit Francesco Totti me të cilin pati një bisedë telefonike.
Sulmuesi argjentinas u ul në Portugali me një fluturim privat ku pas kryerjes së vizitave mjekësore rutinë do të nënshkruajë për 3 sezone me 4.5 mln. € në sezon që mund të shkojnë 6 mln. me bonuset.
"Jam shumë i lumtur", u shpreh ish-sulmuesi i Juventusit përpara mediave. Ai që e bindi përfundimisht Dybalan ishte presidenti Friedkin pas një telefonate të gjatë orët e fundit ndërsa lojtari do të udhëtojë menjëherë te skuadra për të nisur fazën përgatitore.
E kryer/ De Ligt te Bayern Munich për 80 mln. Euro
17 Korrik, 22:11

