"U dëmtuan nga breshëri", mollët në Devoll tani për dru zjarri. Dëmi llogaritet i madh
Juglindja u përfshi nga rreshjet e dendura të breshërit në 30 qershor, fermerët e së cilës u prekën së tepërmi nga dëmet në prodhimet bujqësore. Në kushtet kur prodhimi është dëmtuar në masë më të madhe, dhe kur neglizheca e shtetit sipas fermerëve është e madhe, zgjidhja e vetmje është asgjësimi i tyre.
Breshëri i 20 ditëve më parë që ka përfshirë gjithë qarkun juglindor ka dëmtuar rreth 80% të frutikulturës së zonës së Devollit.
Fermeri Admir Dushi, ka vendosur që të të presë pemët. Kjo është situata në plantcionet e tij.
"Ka mbaruar çdo gjë tani dhe unë nuk mund të shpenzoj më. Do ti pres të gjitha, s'kam cfarë të bëj," tha ai.
Si fermer me një eksperiencë pune prej 30 vjetësh, dëme të këtij lloji asnjëherë nuk janë hasur më parë
"Dëmi është shumë i madh. Ka goditur rreth 80% të prodhiit," thotë ai.
Dora e shtetit për ndihmë nuk u është oftuar këtë vit të vështirë.
"Nuk ka shkelur njeri këtu të shikojë se çfarë u bë," thotë fermeri.
Miliona lekë u kanë shkuar dëm edhe fermerëve të fshatit, Mançurisht të Devollit.
"Jam penduar që kam ardhur këtu. Tani nuk na del as për bukën e gojës."
"Breshëri i 30 qershori ka shkaktuar një ditë zije. Qeveri më e poshtër dhe më e keqe, që të mos interesohet," thonë ata.
Shpresë se do të bëhet më mirë nuk ka më, ndaj sytë i kanë nga emigarcioni.
"Ne po na detyron të mëdhenj dhe të vegjël, po na detyron dhe moshën tonë që nuk e pranon emigracioni, që ti drejtohemi emigracionit," tha fermeri.
