Reformë Territoriale, jo pazare/ Bylykbashi: Ne jemi aty për ta denoncuar

Partia Demokratike vlerësion se Reforma Territoriale kërkon shumë kohë që të hartohet pasi ajo është e ndërlidhur edhe me reformën zgjedhore, ndaj ajo tha që kjo duhet të jetë një reformë e mirëmenduar.

Në një komunikim me mediat nga selinë blu, Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se Reforma Territoriale, duhet të jetë një reformë e bazuar në parime dhe jo pazare.

Oerd Bylykbashi: Rama po përpiqet të bëjë pazare për këtë po përdor çdo instrument, eventualisht pazar edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore. Por ne jemi aty për ta denoncuar dhe që të bëhet e vështirë dhe e patretshmë për këtë maxhorancë.

Ndërsa për Sekretarin për Pushtetin Vendor reforma e fundit territoriale është e dështuar pasi u largua pushteti vendor nga interesat e qytetarëve.

Ylli Asllani: Të gjithë jemi të qartë për një gjë bashkitë dhe ish komunat janë kthyer në sportele të qeverisë ku bëhet shkëmbimi i valutave. Nuk ka asnjë lloj kompetence. Shqipëria është vendi i fundit për financimin e të zgjedhurve.

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso kërkoi një harmonizim me reformat e tjera, si ajo zgjedhore dhe kushtetuese.

Ivi Kaso: Janë dy reforma të rëndësishme  të cilat janë të lidhura në mënyrë organike dhe të pazgjidhshme ndërmjet tyre por për fat të keq janë duke ecur në mënyrë të ndryshme. Nga njëra anë kemi Kominionin e Reformës Territoriale i cili ka një plan pune të miratuar nga ana tjetër kemi Komisionin e Reformës Zgjedhore e cila është në stanjacion dhe kjo jo pa qëllim.