Durrës, tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 36 vjeçari me banim në Turqi
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 12:11
Një 36 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës pasi ishte me dokumente të falsifikuara.
B. B., 36 vjeç, banues në Turqi u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", ndërsa tentoi të kalonte kufirin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.