Lushnje, i vendosin zjarrin mbeturinave, merr flakë ullishtja. Banorët shpëtojnë bagëtitë

Vazhdon seria e zjarreve në Lushnje. Pas djegies se dhjetra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes në fshatin Kasharaj, nga pakujdesia, janë rrezikuar disa banesa në fshat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zjarri nisi fillimisht në djegien e mbeturinave dhe me pas është përhapur dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit.

Banorët e lagjes kanë larguar bagëtitë dhe me mjete rrethanore kanë mbajtur në kontroll zjarrin.

Dy zjarrfikëse nga qyteti i Lushnjes kanë izoluar dhe shuar flakët e zjarrit duke ruajtur banesat si dhe pyllin ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.