Kultivonin cannabis në Tropojë/ U përgjuan për dy muaj, arrestohen dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

Dy persona janë arrestuar në Tropojë dhe dy të tjerë janëshpallur në kërkim pasi kishin kultivuar bimë narkotike në disa zona të fshatit Lekbibaj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas finalizimit të operacionit "Interrupt", u arrestuan GJ. D., 53 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe u shpallën në kërkim R. P., 31 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe A. S., 40 vjeç, banues në Tiranë. 

Arrestimi erdhi pas një hetimi dy mujor ndërsa u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit e inspektori i pyjeve, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit". 

"Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit", shtetasit: N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit," njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.