Xhamia e Ballies në Elbasan kurorëzon çiftin e parë
Në ambientet e xhamisë së Ballies nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut (martesës religjoze) i çiftit Armela & Redoni.
Pas bekimit që qindra besimtarë myslimanë i dhanë Xhamisë së Ballies, në inagurimin e saj ditën e Kurban Bajramit, është kjo xhami e cila ka nisur edhe kurorëzuan në martesë.
Pasi Xhamia e Ballies, e rindërtuar pas 55 vjitesh, prezantohet madhështore, në rindërtimin e saj janë aplikuar risitë më të fundit si në përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit.
Me këtë rast, Myftinia Elbasan njofton të gjithë qytetarët dhe besimtarët Elbasanas se xhamia e Ballies do të jetë në dispozicion në ditën më të rëndësishmë të cifteve për kryerjen e aktit të Nikahut.
Myftinia Elbasan i uron çiftit martesë të lumtur dhe të bereqetshme!
