Rama: Ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re, unë nuk do jem mburojë për askënd

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në Kryeministri, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas hapjes së negociatave fryma e ndryshimit hyn në një thellësi të re.

Ai tha se ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie, dhe apeloi organet e drejtësisë që shpejtësia e integrimit varet edhe nga ata.

Rama: Fryma e ndryshimit hyn në një thellësi të re dhe në një sprovë të re. Ne hyjmë në një test të ri. Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie. Duke i falënderuar për kontributin e tyre në rrugën e atdheut, dua tu them përfaqësuesve të drejtësisë së re, s e shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë do të varet shumë edhe nga integriteti dhe puna e tyre.

Mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë evropiane që meritojnë. Sa kohë që do të jem unë këtu, shumica qeverisëse nuk do të bëhet mburojë e asnjë subjekti e punës suaj.