Ndrangheta dhe mafia puliane po riciklojnë paratë e drogës në Shqipëri, të përfshirë edhe politikanë

DDA e Barit pak më shumë se një muaj më parë (më 8 qershor 2022) ekzekutoi njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, përfshirë pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krimet e prodhimit dhe shitja e drogës,  si dhe mbajtja e armëve.

Hetimet e koordinuara nga DDA e Barit kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës në Shqipëri.

Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi tetë mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t'u hedhur në treg.

Hetimet u zhvilluan në territoret e Cerignola, Bisceglie, Bari dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi, bën me dije huffingtonpost.it.

Prokurori Antimafia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi njëqind personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë droge.

Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash, duke iu referuar edhe medieve shqiptare që publikuan të dhëna të zbuluara që tregonin se këto banda mafioze po planifikonin të investonin paratë e tyre të paligjshme në vend, veçanërisht në operacionet e turizmit e pasurive të paluajtshme.

Marrëdhëniet e mafias puliane dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh dhe nga hetime e gjykime të shumta, disa prej të cilave sot me dënime përfundimtare.

Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të riciklimit të parave në vend. Marrëdhëniet midis mafias puliane, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon.

Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në bashkëpunim me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.

Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare.

Në bisedat e regjistruara, dalin gjoja anëtarë të Ndranghetës, të cilët do të kishin diskutuar për investime të mundshme me një biznesmen shqiptar, të cilin e cilësuan si “i afërt me kryeministrin, është i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është person i rëndësishëm”.

Një tjetër përgjim tregoi se mafiozët flisnin për investime në sektorin e shëndetësisë të qytetit të Shkodrës, në veri të Shqipërisë.

Sistemi i ri i riciklimit Shqipëri-Itali dhe Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve.