“Rama po bën pazare për Reformën Territoriale”, Bylykbashi: Reforma për të fituar zgjedhjet helm për zhvillimin

Nënkryetati I PD Oerd Bylykbashi tha se Rama po përpiqet të bëjë pazare për Reformën Territoriale. Por sipas Bylykbashit PD  nuk do ta lejojë dhe do ta ndlojë atë.

Bylykbashi u shpreh se  një reformë e cila bëhet për të fituar zgjedhjet e ardhshme pas 9 apo 10 muajsh është helm për çdo lloj zhvillimi të qëndrueshëm të Shqipërisë

Oerd Bylykbashi: Qëndrimi I PD do të jetë një vendim I cili do të mbështesë një produkt që ngërthen jo vetëm ekspertizën më të mirë por dhe interesin më të lartë të publikur shqiptar. Nuk mund të tallëmi më shqiptarët dh eta lëmë kështu siç është. Qëndrimet e tjera nuk vijnë nga kjo vendimmarrje e PD. Ne jemi në parlament dhe kjo reformë miratohet në parlament. Për të bërë ndryshime të rëndësishme duhen 94 vota duhet consensus politik gjë të cilën Rama nuk e ka. Rama po përpiqet të bëjë pazare për këtë po përdor çdo instrument, eventualisht pazar edhe në kuadër të reformës zgjedhore. Por ne jemi aty për ta denoncuar dhe që të bëhet e vështirë dhe e patretshmë për këtë maxhorancë.

“Një reformë e cila bëhet për të fituar zgjedhjet e ardhshme pas 9 apo 10 muajsh është helm për çdo lloj zhvillimi të qëndrueshëm të Shqipërisë”, u shpreh Bylykbashi .