Rama: Shqipëria bëhet, ju kërkoj ndjesë për gabimet e mia, por s’kam përfituar në kurriz të të tjerëve

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në Kryeministri, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ishte aty nëse nuk do të kishte besuar se Shqipëria nuk bëhet.

Ai tha se kjo është një mundësi e artë për vendin tonë, pasi për herë ë parë kanë mundësinë që të zgjedhin rrugën e lirës.

Ai shtoi se u kërkon ndjesë shqiptarëve për gabimet e tij, duke siguruar se nuk i ka bërë nga qëllimi për të përfituar mbi të tjerët.

Rama: Nuk do të isha këtu, nëse qysh ditën e parë në të ngjiturën në të përpjetën e politikës se Shqipëria nuk do të isha i bindur bëhet. Se ne shqiptarët e sotëm jo vetëm mund, por edhe duhet ta bëjmë Shqipërinë, sepse nga gjithë koha e dhimbshme, kjo kohë që na ra për hise përkon me një mundësi të artë që të gjitha gjeneratat par anesh nuk e patën; rrugëtimin drejt BE-së.

Si në një asnjë rrugëtim më parë, ky është një rrugëtim drejt lirisë, paqes dhe sigurisë për fëmijëve tanë, drejt shtetit modern dhe demokratik dhe jo vasalitetit ndaj perandorish dhe regjimesh. Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë ku kemi mundësinë që të bëjmë shteti e fëmijëve tanë. Falenderoj të gjithë shqiptarët që më bën një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi dhe u kërkoj ndjesë për gabimet e mia, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk është nga qëllimi për të përfituar në kurriz të tjerëve. Kurrë s’kam qenë më i bindur për ta merituar besimin e tyre.