"Nuk i duan vetëm për vrotjues por dhe kamarierë e menaxherë çadrash" ja pse të rinjtë refuzojnë të punojnë roje plazhi

Me sezonin e verës rritet dhe frekuentimi i pushuesëve në plazhet e vendit, në jug e veri.

Ditët e fundit kemi dëgjuar jo pak raste të personave që kanë rrezikuar mbytjen duke përmendur këtu dhe 18 vjeçarin hero që humbi jetën për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një nga shkaqet kryesore të këtyre mbytjeve apo rrezik mbytjesh është mungesa e rojeve të plazhit.

Lenada Kamberaj  një trajnere e rojeve të plazhit e ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora ka zbuluar se si funksionon trajnimi dhe menaxhimi i rojeve të plazhit.

Sipas saj kjo është një punë shumë e paguar dhe e bukur, por të rinjtë nuk duan të shkojnë në këto punë pasi pronarët nuk e kanë akoma kulturën e pozicionimit të tyre vetëm në punën e vrojtues, por u japin dhe punë të tjera si kamareieri, apo menaxhimi i çadrave.

"Kjo është një punë shumë e paguar, shumë e bukur pasi ke të besh me shpëtimin  e jetës së njerëzve. Problemi qëndron se të rinjtë nuk duan të shkojnë në këto punë, pasi pronarët nuk e kanë akoma sensin që vrotjuesi i plazhit duhet të bëjë vetëm vrojtimin e plazhit dhe shpëtimin e personave në ujë, por u japin dhe punë shtesë.

Punëtorët janë paksa të mërzitur me këtë sepse nuk bëjnë vetëm punën e vrojtuesit. Mund të bëjnë kamarierin, personin që mbledh lekët e cadrave dhe shumë shërbime të tjera.

Kjo ka qenë arsyeja e disa të rinjve me të cilët kam folur që kam mbaruar trajnimin, por nuk kanë dashur të punësohen," thotë trajneria.

Në Vlorë sipas saj janë 184 plazhe gjithsej, ndërkohë nga 400 vrojtuesit që mbarojnë trajnimin e tyre, rreth 80 arrijnë të punësohen.

Kamberaj theksoi gjithashtu se pronarët e këtyre subjekteve u duket shumë për ti paguar këta vrojtues plazhi 600 mijë lekë rrogë, kur mund të paguajnë 1 milion lekë të vjetra një kuzhinier apo rojen e parkingut.