Merr flak një makinë në aksin Delvinë-Kardhiq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 10:58
Ka marrë flak një makinë në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të tunelit të Skërficës.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 10:00.
Drejtues i mjetit është shtetasi nme inicialet S. Sh.
“Makina ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
