Çmendet moti, temperatura deri në 40 gradë sot

Çmendet moti, temperatura deri në 40 gradë sot

Sipas MeteoAlb: Edhe vendi ynë do të jetë në ndikimin e valëve të të nxehtit Afrikan, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë mbizotëruese.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Maksimumet priten në qarqet Shkodër dhe Berat. Gjatë orëve të pasdites priten vranësira të lehta në zonat malore.

Edhe nata do të mbetet e kthjellët dhe e nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Çmendet moti, temperatura deri në 40 gradë sot