Ngrihet flamuri i BE-së në Kryeministri, Rama: Do të doja të ishte edhe opozita sot këtu
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në Kryeministri, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të kishte dashur që të ishte e pranishme edhe opozita.
Ai tha se tashmë kërkohet një nivel i ri marrëdhënies me opozitën, por theksoi se opozita ndodhet në një hendek të madh dhe gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së
Rama: Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.
Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.
