Vrasja në Fushë-Krujë, dy nga celularët e viktimave të dëmtuar pjesërisht. Identifikohen dy nga makinat që kanë bashkëpunuar për atentatin, ja skema

Zbardhen detaje të reja nga hetimet e masakrës së Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan mesditën e së dielës, 17.07.2022, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime bëjnë me dije se në makinën e viktimave janë gjetur 3 aparate celulari, njëri i dëmtuar rëndë, kurse 2 pjesërisht, të cilët u janë dërguar ekspertëve të policisë shkencore për të mundësuar zbardhjen e komunikimeve të ditës së antentatit dhe për të kuptuar se si mund të ketë funksionuar mekanizmi i nxjerrjes në pritë.

Po ashtu janë zbardhur rreth 60 orë filmime në kamerat e rrugëve, nga të cilat kanë dalë dhe dyshime mbi mjetet që e kanë shoqëruar gjatë rrugës nga ofiçina e riparimit të mjetit drejt Fushë Krujës.

Policia ka futur në rreth të kuq një mjet që ka qënë pozicionuar pranë mbikalimit dhe që është sinkronizuar me shoqëruesit për të realizuar pritën e atentatit.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë ndërmarrje vrastare kanë marrë pjesë të paktën 3 makina. Nga policia janë përcaktuar si të identifikuara dy mjetet e killerave.

Një tip volsvagen që ka gjurmuar viktimat në rrugën dytësore Kamëz –Fushë Krujë, ndërsa tjetëri, volksvagen edhe ai, me të cilin udhëtonin 3 vrasësit dhe shoferi i tyre ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë - Fushë Krujë.

Dyshohet se mjeti i vrasësve është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka pritur objektin e përcaktuar për ta eleminuar.  Duke pasur dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në ngjarje, policia po heton të gjithë mjetet dhe personat që janë filmuar në perimetrin pranë vendit të ngjarjes.