Makina në flakë, Artan Hoxha publikon videon pak çaste pas atentatit mafioz në Fushë Krujë

Ky është momenti fill pas atentatit mafioz që la pas tre viktima në Fushë Krujë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video pak çaste pasi ishte kryer atentati mbi urën e Fushë Krujës që u mori jetën tre të rinjve, Brilant Martinaj, Besmir Hoxhajt dhe Diklen Vatës.

Në pamje shihet makina tip “Pasat”  duke u djegur me shpejtësi nga flakët ndërsa brenda saj u dogjën edhe trupa e vrarë të Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës.

Pak metra më tutje ishte i vdekur Diklen Vata.