"Basha dhe pasuesit e tij s'kanë tagër…", Agron Gjekmarkaj tregon kandidatin që përmbush kushtet për Avokat të Popullit
Ndërsa Kuvendi ka nisur dëgjesat me kandidatët për Avokatin e Popullit, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se drejtuesi i këtij institucioni të rëndësishëm nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës.
Ai i tërheq vëmendjen Lulzim Bashës dhe pasuesve të tij të pakët, të cilët në gjykimin e tij nuk kanë tagër për të caktuar avokatin e ri.
Për deputetin demokrat, një kandidaturë e mirë për këtë pozicion do të ishte Dorian Gjonmarkaj.
Gjekmarkaj: Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë. Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet.
Avojati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë.Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet.
— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) July 19, 2022

