Lezha në betejë me zjarret, flakët depërtojnë në masivin pyjor në Balldre, ka shpërthime municionesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 20:18
Zjarri i rënë prej 24 orësh në kurorën me pisha në dalje të qytetit të Lezhës ka depërtuar në pjesën e masivit pyjor të fshatit Balldre.
Ndikuar nga era dhe bimësia e madhe në zonë zjarri ka përshkuar një pjesë të madhe të malit, duke rrezikuar dhe disa banesa.
Situata bëhet më e rrezikshme pasi krahas flakëve në zonë ka edhe shpërthime municionesh luftarake.
Në terren janë 3 zjarrfikëse por terreni i thyer e bën të pamundur depërtimin e makinave.
Forcat e ushtrisë gjithashtu me lopata dhe mjete të tjera rrethanore po vijojnë betejën me flakën.



