Zjarri në fshatin grek jashtë kontrollit, evakuohet spitali i fëmijëve, disa shtëpi në zjarr

Banorët e fshatit Penteli po kalojnë një natë tejet të vështirë mbrëmjen e sotme, pasi flakët e zjarrit që shpërthyen pasditen e së martës tashmë kanë hyrë në Drafi dhe kanë djegur shtëpi, ndërsa tashmë kërcënojnë drejtpërdrejtë Anthousën, Dionin dhe Dasamarin, banorët e të cilëve janë largohen nga shtëpitë e tyre.
Pak pas orës 20:00 është urdhëruar edhe evakuimi i spitalit të fëmijëve Penteli, nga i cili janë larguar 36 fëmijë që po trajtoheshin dhe 16 mjekë e infermierë.
Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve Agia Sophia.
Sipas informacioneve të fundit, zjarrfikësit janë përballur me tre fronte, të cilat po zhvillohen paralelisht. I pari që i drejtohet majës së malit është ai më i dobëti dhe ai që shqetëson më pak forcat zjarrfikëse.
Përkundrazi, dy frontet e tjera pranë Palaia Pentelit drejt Shën Petros dhe në zonën e Kallitheas janë shumë të rrezikshme.
Aleat i përkohshëm në punën jashtëzakonisht të vështirë të zjarrfikësve duket se do të jetë era, pasi sipas parashikimeve të meteorologëve, intensiteti i saj do të ulet deri diku.
Barra kryesore ka rënë mbi forcat tokësore, të cilat janë jashtëzakonisht të fuqishme. Për shuarjen e zjarrit po punojnë 350 zjarrfikës me 60 automjete dhe 13 grupe të njësive këmbësore.
Krah tyre po punojnë 28 zjarrfikës rumunë.

