Mbeturina, gropa në rrugë e shezlone bosh, “Ora Verore” në plazhin e Livadhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 20:11
“Ora Verore”, këtë të martë ka vizituar, plazhin e Livadhit të Vlorës, ku si pas pamjeve asgjë nuk është ashtu si thuhet.
Edhe pse shumë turistë kanë dëshirë të vizitojnë plazhin, shumë prej tyre e kanë ta pamundur pasi nuk ka infrastrukturë dhe se rrugët janë plot gropa.
Po ashtu shihet se që në hyrje të plazhit, ka grumbullime mbeturinash, duke lënë të nënkuptohet se për këtë plazh nuk kanë investuar as për një kosh mbeturinash.
Po ashtu shihet se rëra është e papastër, por ajo që bie në sy është se në këtë plazh nuk ka roje bregdetare, ndonëse ka tabela këshilluese se kur duhet të futeni në plazh ose jo.
Duket se të gjitha këto problematika, bëjnë që shumë pak njerëz ta vizitojnë këtë plazh, pasi shezlonget janë bosh.
