Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski, plagosen policë, shoqërohen dhjetëra tifozë boshnjakë

Pas humbjes së Tiranës në ndeshjen e parë përballë Zrinjski Mostar, ka nisur përplasja e tifozëve me policinë jashtë ambienteve të stadiumit 'Air Albania'.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se tifozët kanë shkatërruar objekte në lokalet pranë stadiumit ndërkohë që janë thyer shishe e gota.

Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë policia e cila ka përdorur gaz-lotsjellës për t’i shpërndarë.

Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,

Sakaq tifozët kanë qëlluar efektivët me shishe e gota, ku disa prej tyre kanë mbetur të plagosur.  

Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,

Mësohet se blutë kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra tifozë boshnjakë.

Më vonë Policia e Tiranës sqaroi incidentin e ndodhur mbrëmjen e 19 korrikut 2022 jashtë stadiumit "Air Albania", pas përfundimit të ndeshjes  Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” informoi policia.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,

Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,

Përplasje jashtë "Air Albania" pas ndeshjes Tirana-Zrinjski,