PD denoncim të ri për inceneratorët, Këlliçi: Dokumentet do t’i çojmë në SPAK

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të ri lidhur me aferën e inceneratorëve, pas publikimeve të bëra nga ana e LSI-së më herët. 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu Këlliçi bëri publike dokumenta të reja të cilat tha se do ti depozitojnë në SPAK.

Belind Këlliçi: Pas publikimit të kompanive fantazma që bëjnë evasion fiscal me shuma marramëndëse qindra milliona euro, sot PD do të publikojë disa fakte të reja në lidhje me dosjen e inceneratorve. Prej vitit 2016, në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet Ave Consulting.

Ditën e sotme po publikojmë dy dokumente. E para është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës e firmosur për vlerën 649.440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompani për mbylljen e punimeve në inceneratorin e Fierit e firmosurnë datën më 31 mars 2021. Është kjo kompani që ka miratuar çdo fatur për kompanitë e inceneratorëve. Afera e re as nuk fillon këtu, as nuk mbaron këtu. Ave Consulting është kompania që ka ceritfikuar edhe projekte të tjera në kryeqytet, që nga studimi për prishjen e Teatrit Kombëtar e de ri te dhurimi i projektit për aferën që u zhvillua në ndërtimin e Unazës së Re. këto akuza faktohen përmes kontratës së sponsorizimit. Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit Pallati me Shigjeta, Rreth rrotullimi Shqiponja për llogari të një kompanie tjetër private një ndër përfitueset kryesore tek projekti I Unazës së re.  Kompania nuk ka në organikën e asnjë inxhinier gjeodet, profesionist që është I nevojshëm.  Këlliçi u shpreh se PD po i bën publike këto fakt sot duke skicuar gjurmën e rëndë të vjedhjes dhe korrupsionit në të gjitha projektet e mëdha të kryeqytetit.

"Thirrja jonë për SPAK është “mos u bëni miratues të heshtur të të gjithë të zezave që ju kalojnë para hundës", tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: Habia e madhe qëndron në faktin që firma apo dora e kryebashkiakut Erion Veliajt gjendjet në shkresat ku konsultat dhe supervizimet i jepen  pikërisht kësaj kompanie. Fakti 650 mijë euro që e lidhin me inceneratorët e Klodian Zoltos dhe të Mirel Mërtirit është vetëm gozhda e fundit ne murin ku janë varur portretet e hajdutëve  serialë të bashkisë Tiranë dhe të qeverisë së vendit. PD I kërkon SPAK të lëviz. Thirrja jonë për SPAK është “mos u bëni miratues të heshtur të të gjithë të zezave që ju kalojnë para hundës. Për të gjitha dokumentat e mësipërme dhe deklaratat e paraqitura para jush ne do të vëmë ditën e sotme në dijeni dhe SPAK që ti shkohet deri në fund duke çuar përpara drejtësisë pronartë dhe arkitektët e vërtetë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.