Dalin pamjet e aksidentit në Jalë, momenti kur gomonia përplas pushuesit në shezlonge

Dy incidente në zonat turistike të vendit kanë ndodhur të shtunën me pasojë një të vdekur e dy të plagosur. Në plazhin e Jalës një gomone shkeli distancën nga vija bregdetare dhe goditi një çift pushuesish të cilët u plagosën pasi drejtuesi humbi kontrollin. Ndërkaq në zonën e majës së grykave të hapura në Valbonë, një turist serb humbi jetën nga ataku kardiak në një zonë tepër të thellë malore.

Ky është momenti kur një mjet lundrues doli nga kontrolli në ujë dhe goditi pushuesit në plazhin e Jalës në jug të Shqipërisë.

Siç duket nga pamjet, ngjarja ka ndodhur kur dy mjete lundruese kanë qenë duke kryer manovra në det në distancë të afërt me vijën bregdetare ku qëndrojnë pushuesit.

Të lënduar kanë mbetur një çift pushuesish, konkretisht një 31-vjeçar dhe një vajzë 25-vjeçe të cilët u goditën nga gomonja e drejtuar nga Gjergj Priftuli, 37-vjeç. 

Dy pushuesit e lënduar janë transportuar në Spitalin e Himarës, fatmirësisht jashtë rrezikut pasi djali ka marrë lëndime në këmbë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta.

Vdes turisti serb në alpe

Të shtunën një tjetër ngjarje u raportua me turistët në vend pasi një shtetas serb humbi jetën teksa vizitonte zonën e alpeve.

Policia e Tropojës tha se në orët e paradites ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur "Maja e grykave të hapura", Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, si pasojë e infarktit.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk ka qenë e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës.

Në orët e mbrëmjes, Policia e Kukësit njoftoi se po bëhej transportimi nga vendi i quajtur "Maja e grykave të hapura" ku gjeti vdekjen si pasoje e infraktit turisti serb.

Konkretisht mësohet se nxjerrja e trupit te viktimes është bërë me litarë e barrelë pasi terreni eshte shume veshtire dhe i thepisur, nderkohe policia e Kukesit beri te ditur se dy turiste te tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, jane akomoduar ne Valbone dhe nuk kane probleme shendetësore.

Dalin pamjet e aksidentit në Jalë, momenti kur gomonia përplas