Jalë, gomonia humbet kontrollin dhe del në breg, merr përpara çiftin që po pushonte në shezlong (Pamje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Plazhin e Jalës.

Një gomone ka goditur dy persona, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se gomonia në Jalë doli në plazh dhe mori përpara njerëzit që po pushonin.

Sipas dëshmitarëve që ishin në ngjarje mësohet se skafisti ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në det.

Ndërkohë që skafi i ndezur ka përshpejtuar deri në breg duke marrë para 2 persona që po pushonin në shezlonge.

"Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.