Verë e vështirë në Durrës, bizneset "vuajnë" për punëtorë
Mungesa e punonjësve po bëhet shqetësuese në Shqipëri. Në Durrës, një prej qyteteve që pret mijëra turistë nga e gjithë bota gjatë veres, nuk po gjenden punëtorë. Ekspertët flasin për një krizë punonjësish, ndërsa si shkaktar kryesor ata thonë se është emigracioni.
Në dhjetëra biznese në Durrës, vërehen tabela përmes të cilave kërkohen punonjës.
Punëtorë kërkohen edhe me banderola të mëdha të vendosura në rrugët e qytetit.
Në kushtet kur mungojnë punëtorët bizeset munfohen që ta përballojnë punën me stafin e pakët.
"Ne detyrohemi të punojmë vetë me dy turne duke përballuar dhe fluksin e qytetarëve," thotë një punonjëse.
Ata që kërkojnë punë, kryesisht janë nën moshën që e përcakton ligji.
Problematikat po vërehen në sektorin e turizmit, fasoneritë dhe ndërtim.
"Vijnë kërkesa por janë nën moshë dhe nuk mund ti punësojmë," thotë ajo.
Shkaku kryesor sipas ekspertëve është emigracioni masiv.
"Problematikat e mungesës së fuqisë punëtore është dicka që vazhdon dhe kërkon një zgjidhje të paktën afatmesme. Për këtë arsye është shumë e rëndësihsme që zgjidhjet të jenë disaplanëshe, qoftë me prurje të huaja nga jashtë, por dhe me investimin profesional të të rinjve," thotë një punëdhënës.
Alarmi i fuqisë punëtorë në vendin tonë është ngritur prej kohësh, ndërsa biznest e mëdha janë duke parë si alternativa për punonjës edhe qyetarët nga vendet aziatike.
