Tragjike, gjendet i vetëvarur një 31-vjeçar në Has
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 10:45
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në nëj magazinë pranë banesës së tij i vetëvarur me litar.
"Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gjetur nga familjarët, në një magazinë afër banesës, i vetëvarur, shtetasi R. U., 31 vjeç, i cili vuante nga depresioni," - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
