U shpall "Dëshmor Atdheu", Peleshi publikon vendimin për Anri Kashikun

Ministri, Niko Peleshi, publikoi mbrëmjen e sotme  vendimin për shpalljen e Anri Kashikut "Dëshmor Atdheu".

"Në shenjë mirënjohje dhe respekti të thellë për sakrificën e tij sublime në përpjekje për të shpëtuar dy jetë, firmosa sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Ardheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Anri Kashikut. Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit. I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta" shkruan Peleshi.

Më herët kryeministri Rama ishte për vizitë ngushëllimin në familjen e të ndjerit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, ku Anri u mbyt në det pasi shpëtoi vëllain më të vogël dhe shokun e tij që rrezikoheshin nga dallgët.

U shpall "Dëshmor Atdheu", Peleshi publikon vendimin për