Reforma territoriale, Alibeaj nga Vlora tregon pse deputetët e Berishës s’janë pjesë e Komisionit
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, nga Vlora ka folur për reformën territoriale, duke iu përgjigjur dhe pyetjes së demokratëve se përse në Komisionin nuk ka asnjë deputet të Kreut të PD-së Sali Berisha.
Alibeaj: U kam thënë që të bëjnë kërkesë, kushdo mund të bënte kërkesë. Asnjë nuk erdhi. Nuk erdhën vetë.
Alibeaj po ashtu kujtoi komisionin e reformës territoriale dhe reformës në drejtësi në vitin 2014.
“Nuk morëm pjesë sepse kishim frikë se mos humbisnim në 2015-ën.”
Në takimin në Vlorë ku u diskutuar për reformën territoriale, prezent nuk ishin anëtarët e Komisionit, ndryshe nga se u tha.
Takimi i Alibeaj në Vlorë, dëgjesë publike për reformën territoriale, por prezent nuk ishin antarë të komisionit, ndryshe nga sa u tha se takimi do zhvillohej me Komisionin.
Takimi vijoi në errësirë( mungesë e energjisë elektrike) me disa anëtarë të PD-së, të qarkut mbi zhvillimet e brendshme në parti.
