Ishte në kërkim në Gjermani, prangoset në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar në pikën kufitare të Muriqanit.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, është vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Adam Kohl 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

“Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Adam Kohl 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.”
– njofton policia.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.