Lushnje, fermerët e pjeshkëve drejt falimentit: Do ikim të punojmë në Greqi

Dhjetëra hektarë pjeshkë në Lushnje janë duke shkuar dëm. Fermerët thonë se janë duke hedhur prodhimin në kanal, ndërsa shkak për këtë është bërë mungesa e tregut për shitje.

Dy vëllezërit Murati u kthyen nga Greqia 4 vite më parë, në fshatin e tyrë në Bardullinjë të Lushnjes, ku edhe ndërtuar një plantcion me pjeshkë.

Por, ky vit rezultoi fatal për ta.

Pjeshkët janë duke i hedhur në kanal për mungesën e tregut.

"I kemi çuar në treg por pjesa më e madhe kthehen mbrapsht hidhen dhe një shesh që kemi tek tregu, janë hedhur atje. Është viti i katërt që kemi bërë investim dhe kemi shpenzuar për to, por ja ku është prodhimi," thotë njëri prej vëllezërve.

Rritja e kostove të të gjitha produkteve të tjera, të plehrave, dhe karburanteve ka bërë që ata të shkundin vetë prodhimin dhe ta lënë të kalbet.

"Një bidon naftë e marrim 500 lekë, me 250 lekë litri. Plehu 150-160 mijë lekë, spërkatjet, helmet, vaditja," thotë ai.

Lushnje, fermerët e pjeshkëve drejt falimentit: Do ikim të

Në këtë kushte thonë se zgjidhja e vetme u ka mbetur që të rikthehen përsëri në Greqi.

"Nuk ja vlen për pjeshkët. Do të ikim në Greqi nga erdhëm," thotë ai.

Rreth 150 hektare  pjeshke  ne zonen e barbullinjes nuk eshtë vjelë ende ndërsa fermerët po e praktisin prodhimin në pemë.

Lushnje, fermerët e pjeshkëve drejt falimentit: Do ikim të