Drejt shpyllëzimit masiv, qeveria do të japë pyjet për banesa, pallate, vila e projekte turistike

Qeveria ka vendosur të përcaktojë me një vendim të posaçme rastet e dhënies në përdorim të pyjeve, por dhe ndryshimin e këtyre sipërfaqeve.

Në projektvendim thuhet ndër të tjera se edhe vetë bashkitë do të kenë të drejtë që të ndërhyjnë në këto sipërfaqe duke i kthyer në truall.

Në këtë rast territori që do të shpyllëzohet do të shërbejë për ndërtimin e banesave, vilave apo dhe pallateve shumë katëshe.

Në pikën a të propozuar thuhet se do të lejohet shtrirja territoriale e periferisë së qytetit në zonat rurale.

Ende nuk dihet se cili është argument i këtij propozimi kur thuajse në të gjitha qarqet, veç Tiranës, raportohet për rënie të popullsisë.

Teksa vetëm 7 vite më parë u kërkua moratorium, pra ndalim, i ndërtimeve në kodrat e pyllëzuara.

Një tjetër pikë është dhe lejimi i ndërtimit të strukturave turistike dhe të agroturizmi në zonat që janë të pyllëzuara ndërsa vetëm si pikë e tretë përcaktohet dhe ndërtimi i rrugëve apo hekurudhave.

Një tjetër mundësi për shkuljen e pemëve dhe është dhe lejimi për puset e naftës dhe të gazit, por edhe veprimtaritë minerare dhe gjeologjike si dhe ndërtimi i aeroporteve dhe struktura të telekomunikacionit.

Së fundi parashikohet që shpyllëzimet do të lejohen për qëllime të strukturave ushtarake dhe ndërtimi i qendrave industriale dhe ose energjetike.

Deri më tani këto përcaktime janë në fazën e konsultimit ndërsa më parë do të miratohet në qeveri për tu lejuar vendosja në zbatim.

Drejt shpyllëzimit masiv, qeveria do të japë pyjet për

Drejt shpyllëzimit masiv, qeveria do të japë pyjet për