Krujë/ 20 vjeçari kapet duke vaditur në parcelën me cannabis

Një 20 vjeçar është arrestuar sot në Krujë me finalizimin e operacionit të koduar "Bruz-Mali", pasi u kap duke vaditur në një parcelë cannabisi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

E.E, banues në fshatin Halil, Krujë, u kap duke vaditur parcelën me 124 bimë të dyshuar narkotike të cilat u asgjesuan më pas përmes djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.