Ekspozita në 45-vjetorin e pushkatimit të dy poetëve, Berisha: I thanë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo

Ish kryeministri Sali Berisha ishte I pranishëm sot në ekspozitën kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në 45 vjetorin e pushkatimit të tyrë nga rregjimi komunist.

Gjatë një komunikimi për mediat Berisha tha se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi nga më të shkëlqyerat në letërsinë ton.

“Poezitë e tyre, i thonë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë ton, në poezinë tonë si në rrafshin artistik dhe në domethënien e kohës në të cilën janë shkruajtur. Askush deri më sot nuk ka stamposur Shqipërin e diktaturës siç ka bërë Vilson Blloshmi tek “Saharaja” e tij apo Genc Leka në poezitë e tij. Ata janë një tufë krijimesh jo voluminoze por janë në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona. Poezitë e tyre mund ti krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë. Përveçse ato kanë brenda kurajon, guximin e jashtëzakonshëm të dy të rinjve të cilët I thanë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo.

Si Leka dhe Blloshmi kishin lindur në Bërzeshtë të Librazhdit, Leka në vitin 1941 dhe Blloshmi në 1948-ën. Të dy ishin mësues, poetë, por ishin edhe pjesë familjesh të cilësuara armike, si bashkëpunëtore të Ballit Kombëtar.

I ati i Genc Lekës ishte i arratisur, ndërsa familja e Vilson Blloshmit akuzohej për strehimin e diversantëve. Për këto arsye, fillimisht u ndaluan të ishin mësues dhe më pas, meqë nuk ka formë tjetër për të ndaluar një poet të jetë poet, u vranë.